Ismet Munishi shpërthen: Pasi nuk dini pyetni, Kombëtarja nuk është ekip i lagjes

Futboll

Ismet Munishi shpërthen: Pasi nuk dini pyetni, Kombëtarja nuk është ekip i lagjes

Nga: K.Goca Më: 7 tetor 2021 Në ora: 21:21
Ismet Munishi shpërthen: Pasi nuk dini pyetni, Kombëtarja nuk është ekip i lagjes

Kryetrajneri i Gjilanit, Ismet Munishi, nuk duron por kritikon ashpër pas humbjes së Kombëtares së Kosovës U-21, me rezultat 1:0 nga Çekia U-21 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Munishi tha se Kombëtarja nuk është ekip i lagjes.

“Sa kuptoj unë në futboll me atë çfarë kam parë gjatë këtyre ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës U-21, nëse ne arrijmë të marrim pikë ma shumë se edhe një Kombëtare tjetër përpos Andorrës duhet të bëjmë mrekulli.

Muhamed Dubova lojtari i Sc Gjilanit është doktor shkence për shumë lojtar aty që i ftoni zotëri të nderuar .

Por ju e dini ma mirë ndoshta.

Por kur ju shoh S. V të gjithëve me radhë aty çka jeni dyshoj shumë se ju dini ma mirë.

Pasi nuk dini pyetni, pra sepse Kombëtarja nuk është ekip i lagjes sikur që u duk sonte”, kritikon Ismet Munishi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat