Klopp: Stevie dhe unë së bashku në role

Futboll

Klopp: Stevie dhe unë së bashku në role

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 13:28
Klopp: Stevie dhe unë së bashku në role

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka përmendur Steven Gerrard si lojtarin që do të donte ta menaxhonte gjatë karrierës së tij.

Gerrard u largua nga Liverpooli më 2015, pas 17 sezoneve në klub, ndërsa Klopp mbërriti në Anfield disa muaj më vonë.

Klopp dhe Gerrard punuan së bashku kur ish-mesfushori u kthye në klub si menaxher i të rinjve nën 18 vjeç, para se të merrte postin e tij në Rangers.

Klopp thotë se do të ishte një ëndërr që Gerrard të luante në mesfushën e tij, shkruan Independent.

“Stevie dhe unë së bashku në role, ai si njeriu në fushë dhe unë si trajner do të ishte mirë. Pra është Stevie”, tha gjermani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat