Thumbon për herë të parë Lionel Messin

Futboll

Thumbon për herë të parë Lionel Messin

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 17:53
Thumbon për herë të parë Lionel Messin

Largimi i Lionel Messit nga Barcelona ishte historia më e bujshme e merkatos së verës.

Katalanasit kishin probleme financash dhe nuk mund ta regjistronin në La Liga yllin argjentinas.

Për këtë arsye “pleshti” zgjodhi që të largohet dhe iu bashkua PSG. Por për herë të parë, presidenti i Barcelonës, Laporta, ka zgjedhur që të “thumbojë” Mesin. Shumë kritika kanë ardhur për argjentinasin që nuk zgjodhi që të sakrifikojë për ekipin që e rriti, në mënyrë që të luante falas për të.

“Nuk mund ta pyesja unë Mesin që të luante falas për Barcelonën, nuk mund të bësh pyetje të tilla me lojtarë të këtij kalibri. Por unë shpresoja se Mesi do të luante falas dhe do ta mendonte vetë.

PSG vendosi shumë presion për të”, u shpreh Laporta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat