Lista e 10 portierëve të nominuar për çmimin e më të mirit të vitit 2021

Futboll

Lista e 10 portierëve të nominuar për çmimin e më të mirit të vitit 2021

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 19:19
Edouard Mendy

France Fotball’ ka vazhduar me kategoritë e nominimeve për më të mirët e vitit 2021.

Mediumi i madh francez ka publikuar tani listën e 10 portierëve më të mirë për vitin 2021, i njohur si çmimi “Yachine Trophy”.

Pesë nominimet e para janë: Gianluigi Donnarumma, Ederson, Kasper Schmeichel, Edouard Mendy dhe Thibaut Courtois. 

Pesë nominimet e tjera të kësaj liste janë: Keylor Navas, Emiliano Martinez, Manuel Neuer, Jan Oblak dhe Samir Handanovic. 

‘Trofeu Yashin’ është një çmim i shoqatës i futbollit që i jepet çdo vit nga ‘France Football’ portierit me performancën më të mirë.

Çmimi është emëruar pas portierit rus (Bashkimit Sovjetik) Lev Yashin, dhe fituesi zgjidhet nga ish-fituesit e Topit të Artë.

Ky çmim u inaugurua në vitin 2019, dhe fituesi i parë ishte braziliani Alisson, gjersa në vitin 2020 nuk u mbajt ceremonia e këtij çmimi për shkak të pandemisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat