Momenti kur lojtari rumun turpëron Rudiger

Futboll

Momenti kur lojtari rumun turpëron Rudiger

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 22:30
Lojtari rumun turpëron Rudiger

Momentalisht është duke u zhvilluar ndeshja mes Kombëtares së Gjermanisë dhe asaj të Rumanisë, ku rezultati është i barabartë 1:1.

Fillimisht, ishte Rumania ajo e cila kaloi e para në epërsi, përmes golit të mesfushorit Ianis Hagi, i cili shënon për 1:0 në minutën e 9’ të ndeshjes.

Gjermania gjeti golin e rikthimit në lojë, ku sulmuesi anësor i Bayern Munich Serge Gnabry shënon për 1:1 në minutën e 52’.

Por, te goli i Rumanisë, mbrojtësi gjerman dhe ai i Chelseat Antonio Rudiger u turpërua nga mesfushori 22 vjeçar Hagi, i cili bën disa lëvizje të shpejta për ta lënë mbrapa Rudiger, dhe e gjeti golin e epërsisë për Rumaninë.

Golin e Hagit dhe momentin e turpërimit të Rudiger e gjeni më poshtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat