“Dardanët” kërkojnë 100% të kapacitetit në “Fadil Vokrri” për ndeshjen kundër Gjeorgjisë

Futboll

“Dardanët” kërkojnë 100% të kapacitetit në “Fadil Vokrri” për ndeshjen kundër Gjeorgjisë

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 10:32
Foto ilustrim

Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e fundit të muajit tetor pas tre ditësh, ku si vendas në stadiumin “Fadil Vokrri” e pret Kombëtaren e Gjeorgjisë, e vlefshme kjo për fazën kualifikuese të Botërorit “Katar 2022”.

Për shkak të masave kundër pandemisë Covid-19, në bazë të rregullores do të lejohet shfrytëzimi i 30% të kapacitetit të stadiumit.

Por, përfaqësuesi i tifo-grupit “Dardanët” Luli Berisha ka kërkuar nga institucionet e vendit që kapaciteti i stadiumit në ndeshjen ndaj Gjeorgjisë të jetë 100%, pasi që kjo do të jetë ndeshja e fundit e Kombëtares së Kosovës për këtë vit kalendarik.

“Ministria e shëndetësisë, e kulturës rinisë dhe sportit, të martën është ndeshja e fundit e djemve tanë në stadiumin Fadil Vokrri për këtë vit kundër Gjeorgjisë. Hapeni stadiumin me 100% për një fitore edhe një atmosferë që se kemi përjetuar moti. S’ka raste, kemi vaksina, e kemi dëshmuar qe i përmbahemi rregullave”, shkruante Berisha në llogarinë e tij “Facebook”.

Kombëtarja e Kosovës më 12 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” do ta zhvillojë ndeshjen e fundit për këtë vit kundër Gjeorgjisë, kurse sot me fillim nga ora 18:00 do të jetë mysafire e Suedisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat