Shqetësohen te Milani, titullari i rëndësishëm lëndohet tek Italia

Futboll

Shqetësohen te Milani, titullari i rëndësishëm lëndohet tek Italia

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 15:22
Foto ilustrim

Davide Calabria është larguar nga grumbullimi i kombëtares italiane, pasi është dëmtuar dhe nuk do të jetë nën urdhrat e trajnerit Mancini për duelin kundër Belgjikës.

Ky lajm ka shqetësuar edhe Milanin, pasi Calabria është një nga lojtarët kryesorë të formacionit kuqezi.

Për më tepër që edhe Florenzi i marrë në huazim nga Roma është dëmtuar dhe i duhet edhe pak kohë që të rikthehet.

Gjithsesi trajneri Pioli ka edhe Kalulu për atë pozicion dhe francezi ka bërë shpesh paraqitje të mira kur i është dhënë mundësia. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat