Përballja me Italinë acaron Courtoisin

Futboll

Përballja me Italinë acaron Courtoisin

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 16:00
Përballja me Italinë acaron Courtoisin

Belgjika humbi ndaj Francës me rezultatin 2-3, duke u eleminuar kështu në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve. Edhe pse në avantazh 2-0 në pjesën e parë, Belgjika e pati të pamundur të ndalë presionin e francezëve, të cilët do të përballen me Spanjën në finale.

Nga ana tjetër, Italia do të ndeshet me Belgjikën për medaljen e bronztë të këtij kampionati.

Ky fakt e ka acaruar shumë portierin Thibaut Courtois, i cili e ka quajtur të pakuptimptë ndeshjen për vendin e tretë, pasi Liga e Kombeve nuk është e ndonjë rëndësie shumë të lartë.

“Nuk e kuptoj pse do të luajmë ndaj Italisë për vendin e tretë. Vendi i tretë në Ligën e Kombeve nuk do të thotë absolutisht asgjë”- ka reaguar Courtois.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat