Juventusi bënë gati planin për rikthimin e Paul Pogbës

Futboll

Juventusi bënë gati planin për rikthimin e Paul Pogbës

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 16:13
Paul Pogba

Gjiganti italian dëshiron ta rikthejë në ekip yllin francez.

Paul Pogba mund të jetë futbollistë i lirë në fund të edicionit pasi do t’i skadojë kontrata me Man Utd në qershor të vitit 2022.

Sipas Gazzetta dello Sport, Juventus mund të transferojë Pogbën nëse ata shesin Aaron Ramsey dhe Adrien Rabiot.

Agjenti i futbollistit, Mino Raiola ka pohuar se një kthim në Torino është i mundur pasi francezi është i dashuruar me qytetin, por rikthimi i tij varet nga drejtuesit e Zonjës së Vjetër.

Pogba fiton 15 milionë euro në vit në Manchester United dhe ‘Bianconerët’ nuk do të ishin të hapur për t’i ofruar atij aq shumë.

Gjigantët e Serie A mund t’i ofrojnë një marrëveshje prej 10-12 milionë euro në vit, të cilën ata mund ta përballojnë duke shitur vetëm të paktën dy nga lojtarët e tyre.

Adrien Rabiot dhe Aaron Ramsey janë ndër futbollistët me pagat më të larta te Juve, ata përfitojnë rreth 7 milionë euro në vit dhe të dy do të duhet të largohen për të bërë vend për Pogban.

Weston McKennie gjithashtu mund të largohet nga Torino nëse francezi kthehet.

Manchester United thuhet se po përgatit një kontratë të re prej 20 milionë eurosh në vit për Pogban, kështu që mbetet për t’u parë nëse 28-vjeçari do ta konsideronte apo jo një kthim në Torino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat