Laporta rifillon negociatat me Xavin

Futboll

Laporta rifillon negociatat me Xavin

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 16:38
Laporta

Sipas TodoFichajes, Joan Laporta ka rifilluar bisedat me Xavi Hernandez. Marrëdhënia midis te dyve që nga fillimi i viti ishte disi e ftohtë sepse lojtari u bashkua me kandidaturën e Victor Font, por gjithçka tregon situata është zbutur.

Tani pët tani Laporta ka Xavin si kandidatin kryesor për të zënë stolin e klubit blaugrana pasi gjithçka do të varet nga zhvillimet në javët e ardhshme. Barcelona ka një kalendar të komplikuar ku do të presin Valencian, Dinamo Kiev dhe do të përfundojnë duke luajtur El Clasicon në shtëpi kundër  Real Madridit.

Këto ndeshje padyshim që do vulosin të ardhmen e Koeman në Camp Nou, dhe nëse ai nuk do të korrë një bilanc pozitiv, me siguri do të largohet.

Barcelona gjithashtu synon të fitojë kohë dhe kjo pasi Xavi do të luajë ndeshjen më të rëndësishme të sezonit me ekipin e tij Al-Sadd më 22 tetor. Klubi i Katarit do të përballet me Al-Rayyan për pushtimin e Kupës së Emirit dhe që nga ajo datë Xavi do të jetë i lirë të vendosë për të ardhmen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat