Isak me deklaratë interesate për Kosovën

Futboll

Isak me deklaratë interesate për Kosovën

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 20:12
Isak me deklaratë interesate për Kosovën

Autori i golit të dytë, Aleksandër Isak tha pas ndeshjes se goli i shënuar nga ai ishte më i bukuri që kishte realizuar me kombëtaren e Suedisë.

Isak realizoi nga distanca një gol të jashtëzakonshëm.

“Kosova është ekip mjaft i mirë në fazën ofanzive. Ka lojtarë me mjaft kualitet.

Ne arritëm të shënonim gola. Në pjesën e dytë krijuam më tepër raste. Ky ishte goli më i bukur i imi me ekipin kombëtar”, tha Isak.

Suedia fitoi 3:0 ndaj Kosovës në “Friends Arena” në Stokholm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat