Itali – Belgjikë, formacionet e mundshme

Futboll

Itali – Belgjikë, formacionet e mundshme

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 09:50
Foto ilustrim

Italia dhe Belgjika do të luajnë në ndeshjen e “Play-Off” për vendin e tretë në Ligën e Kombeve.

Dy skuadrat e eleminuara në gjysmëfinale nga Spanja, respektivisht Franca, do të duelojnë mes tyre për t’u ndeshur në garën për vendin e tretë të Ligës së Kombeve.

Italia u eleminua nga Spanja me rezultat 2-1, në një ndeshje ku italianët ishin me një futbollist më pak që nga minuta e 42-të pasi mbrojtësi Leonardo Bonucci u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Belgjika ndërkohë u eleminua nga Franca pavarësisht faktit se ishin duke udhëhequr me epërsi prej dy golave gjatë pjesës së parë, sidoqoftë belgët nuk arritën ti bëjnë ballë një skuadre të fuqishme siç është Franca.

Formacioni i mundshëm i Italisë (4-3-3): Donnarumma; Calabria, Chiellini, Acerbi, Dimarco; Barella, Locatelli, Pellegrini; Berardi, Raspadori, Chiesa.

Formacioni i mundshëm i Belgjikës (3-4-3): Mignolet; Theate, Boyata, Vertonghen; Foket, Vanaken, Witsel, Carrasco; Saelemaekers, Batshuayi, Trossard. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat