Etrit Berisha nuk e harron Ylli Mihalin

Futboll

Etrit Berisha nuk e harron Ylli Mihalin

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 12:22
Etrit Berisha nuk e harron Ylli Mihalin

Kombëtarja shqiptare arriti një rezultat heroik dhe historik duke triumfuar në “Puskas Arena” ndaj Hungarisë falë golit spektakolar të Armando Brojës, 10 minuta nga fundi i sfidës.

Për këtë fitore ka reaguar dhe kapiteni i Shqipërisë, Etrit Berisha në profilin e tij të rrjetit social “Instagram” duke ia dedikuar këtë fitore Berat Gjimshitit i cili doli me barelë i dëmtuar në minutën e 30′ të takimit, dhe fizioterapistit të Kombëtares, Ylli Mihali që ndërroi jetë ditë më parë.

“Kjo fitore ishte për Yllin tonë të dashur dhe Gjimit i dëshirojm shëerim të shpejtë…

Forca Shqipni, shihemi së shpejti te vendi”, shkroi Etrit Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat