​Conte dhe Koulibaly janë dy emrat që nisin ndërtimin gjigant të Newcastle United

Futboll

​Conte dhe Koulibaly janë dy emrat që nisin ndërtimin gjigant të Newcastle United

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 21:01
Newcastle United

Newcastle United është nën pronësinë e sheikëve arab tani dhe nënshkrimi i tyre i parë i madh mund të jetë mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly, pretendojnë raportet në Angli.

Klubi përfundoi shitjen këtë javë, dhe Mike Ashley e bleu klubin në një marrëveshje që besohet të jetë me vlerë 300 milionë funte.

Sipas “Football Insider” dhe “Sun Sport”, një nga kandidatët kryesorë për afatin kalimtar të janarit është Koulibaly, përcjellë KosovaPress.

Nuk është hera e parë që reprezentuesi senegalez është lidhur me një lëvizje në Premier League, por Manchester United, Chelsea, Everton dhe Manchester City nuk i plotësuan asnjëherë kërkësat e drejtuesve të Napolit.

100 milionë euro çmimi i kërkuar për Koulibalyn, por ka rënë ndjeshëm gjatë vitit të kaluar në rreth 60 milionë euro.

Presidenti i Napolit Aurelio De Laurentiis e bëri të qartë se ishte i gatshëm të shiste Koulibalyn gjatë verës.

Newcastle është gjithashtu gati të shkarkojë trajnerin Steve Bruce, me Antonio Conten dhe Ralf Rangnick që janë në mesin e kandidatëve të mundshëm për ta zëvendësuar atë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat