Polemika në finalen e Ligës së Kombeve

Futboll

Polemika në finalen e Ligës së Kombeve

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 23:49
Polemika në finalen e Ligës së Kombeve

Finalja e Ligës së Kombeve është mbyllur me fitoren 2-1 të Francës përballë Spanjës, me një gol që bëri të lindin shumë polemika. Te ai i 2-1, Kilian Mbape dukej qarrësisht në pozicion jashtë loje në momentin kur drejt tij u nis harkimi nga Teo Hernandez, por për të gjithë kishte çudi kur VAR nuk e anuloi.

Në Spanjë filluan thirrjet për skandal, ndërsa kapiteni i iberikëve, Serxhi Busjets, tregoi dialogun që kishte patur me gjyqtarin anglez Tejlor, i cili kishte bërë të qartë se cila ishte arsyeja pse goli nuk u anulua.

“Mbape ishte në pozicion jashtë loje, por gjyqtari tha Erik Garsia do të tentonte të luante topin. Ndaj në këtë rast, pozicioni jashtë loje fshihet.

Ne në fakt nuk na e kanë shpjeguar kështu, se ti duhet të luash topin që të jetë një gjë e tillë, ndërsa Erik thjesht u mundua ta ndërpriste aksionin, nuk është se humbi kontrollin e tij”, tha Buskets.

Me pak fjalë, VAR kishte cilësuar se devijimi i lehtë i Erik Garsia kishte bërë të pavlefshëm pozicionin jashtë loje te Mbape pasi ndryshonte trajektoren e topit e kështu sulmuesi mundi të përfitonte nga pozicioni i avancuar për të çuar sferën në në rrjetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat