Man City provon ta bind Haaland, përmes firmës “Puma”

Futboll

Man City provon ta bind Haaland, përmes firmës “Puma”

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 00:47
Haaland

Manchester City ka besimin që në verë do nënshkruajë me qendërsulmuesin Erling Haaland.

E tëra kjo mund të bëhet përmes firmës “Puma”, ngase momentalisht Haalandit i skadon kontrata në verë me “Nike”.

Sipas Bild, “Puma” i ka ofruar 5 milionë euro norvegjezit për pesë vitet e ardhshme, me përpjekjet ta largojnë nga “Nike”.

Kështu, në rast që Haaland pranon, Man City beson që do ta këtë më të lehtë ta bindin, ngase siç dihet “Puma” është sponsor i skuadrës angleze.

Haaland ka klauzolë lirimi verën tjetër me vlerë 75 milionë euro

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat