Cannavaro: Serie A një hap mbrapa Premierligës

Futboll

Cannavaro: Serie A një hap mbrapa Premierligës

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 14:39
Foto ilustrim

Fabio Cannavaro e studion futbollin nga observatori i tij. Londra dhe Anglia janë bërë shtëpia e tij, që kur u largua nga Guangzhou Evergrande dhe Kina disa javë më parë.

Kampioni Botëror 2006 dhe “Topi i Artë” analizon nga afër Premierligë, duke pritur për të gjetur një stol të ri.

“Këtu jemi në zemrën e fortë të futbollit ndërkombëtar. Unë kam ndjekur ndeshjet e Chelsea dhe Tottenham, së shpejti do të shkoj edhe në Manchester”, tha Cannavaro.

“Pasi kam ndjekur disa ndeshje të kampionatit italian, kam forcuar idenë se futbolli ynë është ende një hap prapa atij anglez në aspektin e intensitetit , shpejtësisë, tranzicionit. Ne po rritemi dhe kemi perspektiva të mira”, shtoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat