Tyson Fury “kërcënon” Ronaldon: Ky qytet nuk është aq i madh sa të na mbajë të dyve

Futboll

Tyson Fury “kërcënon” Ronaldon: Ky qytet nuk është aq i madh sa të na mbajë të dyve

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 14:39
Tyson Fury “kërcënon” Ronaldon: Ky qytet nuk është aq i madh sa të na mbajë të dyve

Pasi shkëtërroi karrierën e Deontay Wilder, boksieri britanik Tyson Fury, kampion bote në peshën e rëndë (WBC), tregon “ëndrrën e tij në sirtar”. Ai dëshiron të duelojë dhe mbrojë titullin kampion bote në një sfidë të organanizuar në stadiumin legjendar të Manchester United, “Old Trafford”, që është ekipi i tij i zemrës

Me këtë rast, Fury bën shaka duke përmendur emrin e Cristiano Ronaldo: “Jam shumë i lumtur që është rikthyer tek United dhe në stadiumin tonë. Gjithsesi, ky qytet nuk është aq i madh sa të na mbajë të dyve.

Nëse do të jetoja në Manchester ky do të ishte një problem. Jetoj 1 orë larg, ndaj për momentin ka mjaftushëm vend”.

Fury, në një interistë për “The Sun”, u shpreh:

“Kam ende edhe dy ndeshje për të zhvilluar në Las Vegas, sipas kontratës. Gjithsesi, më pëlqen të dueloj për titullin kampion në Manchester. Ka qenë ëndrra ime të dueloj në “Old Trafford”. Sfida e fundit e boksit zhvilluar në këtë stadium ka ndodhur në vitin 1993.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat