Varane: Shpresoj që Pogba të qëndrojë në United për një kohë të gjatë

Futboll

Varane: Shpresoj që Pogba të qëndrojë në United për një kohë të gjatë

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 15:10
Paul Pogba dhe Raphale Varane

Largimi nga Real Madrid pas 10 vjetësh nuk duhet të ketë qenë i lehtë për Raphael Varane, pasi mbërriti në fushën e ‘Los Blancos’ kur ishte 18 vjeç, duke fituar 18 trofe.

Varane kishte 360 paraqitje dhe 17 gola me Realin dhe ai ndoshta ndjeu nevojën për një sfidë të re, duke kaluar në Manchester United, një klub që ka kohë që po përpiqet të arrijë nivelet më të larta.

United pagoi 40 milion për Varane, i cili përveç rëndësisë historike të kompanisë së Mançesterit, ka zgjedhur të bëhet një ‘Red Devil’ edhe falë një partneri me të cilin fitoi Kupën e Botës në 2018, i cili është Pogba.

Dhe siç u zbulua nga mbrojtësi, ish-lojtari i Juventusit ishte themelor për ardhjen e tij: “Ai më tha për klubin, mjedisin dhe pritjet e tij. Ai është një lojtar i madh, ka energji të madhe dhe është një lider brenda grupit të klubit. Shpresoj se ai do të qëndrojë këtu për një kohë të gjatë”, përfundoi mbrojtësi francez.

Varane ende nuk dihet nëse do të jetë i gatshëm për Manchester United në ndeshjen e ardhshme që ‘djajtë’ e zhvillojnë ndaj Leiceter City në kuadër të Premier Ligës në fundjavë, pas lëndimit që e pësoi në ndeshjen finale ndaj Spanjës, duke e lënë fushën në minutën e 42-të

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat