Gjiganti spanjollë po synon t’i mbaj dy yjet e tyre në ekip

Futboll

Gjiganti spanjollë po synon t’i mbaj dy yjet e tyre në ekip

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 16:35
Gjiganti spanjollë po synon t’i mbaj dy yjet e tyre në ekip

Gjiganti spanjollë po synon t’i mbaj dy yjet e tyre në ekip.

Dy futbollistët Ansu Fati e Pedri Gonzalez janë në vitin e fundit të kontratës me Barcelonën që iu skadon më 30 qershor të vitit 2022.

Klubi tashmë ka nisur bisedimet me dy futbollistët, por ende nuk janë gati marrëveshjet për kontratat e reja.

Sipas ‘Goal’, ‘Blaugranët’ janë të bindur që së shpejti do të gjejnë marrëveshjet me dy talentët e tyre që do të mbesin pjesë e tyre edhe për shumë vite tjera.

Gjiganti spanjollë ka nisur një projekt të ri që është i bazuar kryesisht në futbollistë të rinj si Pedri, Fati, Gavi, Ronald Araujo, Sergino Dest.

Barça nuk e ka nisur aspak mirë këtë edicion, megjithatë drejtuesit janë të bindur që së shpejti do të rikthehen tek forma e dikurshme.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat