Si pritet të ndryshojë formacioni kuqezi?

Futboll

Si pritet të ndryshojë formacioni kuqezi?

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 16:45
Si pritet të ndryshojë formacioni kuqezi?

Mungesa e Klaus Gjasulës, që ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit, ka komplikuar jo pak planet për trajnerin Edi Reja, që e kishte planifikuar mesfushorin titullar në një repart ku ka pak zgjidhje, vetëm disa orë para ndeshjes me Poloninë.

Kështu përveç Gjasulës, për shkak pezullimi do të mungojë edhe Endri Çekiçi, ndërsa emra të tjerë si Abrashi, Laçi e Xhaka nuk janë grumbulluar për arsye të ndryshme dhe aktualisht trajneri Reja ka në dispozicion vetëm 4 mesfushorë, Baren, Ramadanin, Çokajn dhe Bajramin.

Plani i trajneri italian ishte të luante nga minuta e parë me Gjasulën, Baren dhe Bajramin, por në mungesë të të parit, favorit për të zbritur në fushë nga fillimi është pikërisht Ylber Ramadani, i cili luan para mbrojtjes dhe për më tepër ka eksperiencë me fanellën kuqezi, pasi numëron 10 ndeshje dhe një gol të shënuar me fanellën kuqezi.

Për më tepër, edhe për cilësitë që ka në fushë, Ramadani është i vetmi që mund të rreshtohet para mbrojtjes. Megjithatë nuk përjashtohet edhe mundësia që në qendër të mesit të fushës të zbresë Keidi Bare dhe më pas në krah të tij të luajë talenti i Lokomotivës së Zagrebit, Enis Çokaj.

Gjithsesi vlen të theksohet se pikërisht mungesa e Gjasulës është ajo që prish më shumë planet e trajnerit Reja, pasi në sulm e në mbrojtje nuk mungojnë alternativat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat