Shtohen pakënaqësitë te PSG-ja

Futboll

Shtohen pakënaqësitë te PSG-ja

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 18:13
Shtohen pakënaqësitë te PSG-ja

Menaxhimi i një numri të madh yjesh dihej që do të ishte një problem për trajnerin Maurizio Pochettino te Paris Saint Germain dhe kur kanë kaluar rreth dy muaj nga starti i sezonit, kanë dalë në pah edhe pakënaqësitë e para.

Mesfushori Georgino Wijnaldum, që la Liverpoolin për t’iu bashkuar francezëve me parametra zero, ka reaguar nga grumbullimi me kombëtaren holandeze, ku është shprehur se nuk është aspak i kënaqur nga aventura franceze.

“Isha vërtetë shumë i lumtur për këtë eksperiencë të re, por kam luajtur shumë pak. Një situatë e vështirë për mua, ndaj nuk mund të them se jam i lumtur, sepse nuk është kjo gjëja që prisja”, deklaroi holandezi.

Në këto javë të para, Wijnaldum ka zbritur në fushë në 11 ndeshje, duke luajtur 502 minuta në total, por pa arritur të lërë gjurmë, pasi nuk ka dhënë as asist dhe nuk ka shënuar ende golin e parë me fanellën e PSG-së.

Me gjithë vështirësitë, 30-vjeçari zbulon se do të luftojë deri në fund për një vend në formacion, por në Holandë nuk përjashtojnë mundësinë që të kërkojë largimin në në merkaton e janarit.

“Isha mësuar të luaj rregullisht dhe kisha gjetur një formë shumë të mirë, megjithatë tani duhet të luftoj për t’u përballur me këtë situatë të re”, u shpreh Wijnaldum.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat