Koulibaly kritikon

Futboll

Koulibaly kritikon

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 18:33
Koulibaly kritikon

Mbrojtësi i Napoli-t, Kalidou Koulibaly, ka kritikuar zgjedhjet e kandidatëve për Topin e Artë për lënien jashtë të shokut të tij të skuadrës te Senegali, Edouard Mendy.

Portieri i Chelsea-t është injoruar dhe lënë jashtë listës me 30 kandidatë për çmimin prestigjioz.

“Ne duhet të bëjmë dyfishin e punës për t’u vlerësuar. Është për të ardhur keq që Edouard nuk është në listë. Ai është portieri i parë afrikan që fiton Champions League. Duhet të vazhdojmë të punojmë”, ka thënë Koulibaly.

“I kam folur atij për këtë dhe ne do të vazhdojmë të luftojmë për të arritur atje. Për mua, ai e meritonte të ishte mes 30 kandidatëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat