Shqipëri-Poloni, kontrolle të rrepta në hyrje të stadiumit

Futboll

Shqipëri-Poloni, kontrolle të rrepta në hyrje të stadiumit

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 20:01
Shqipëri-Poloni, kontrolle të rrepta në hyrje të stadiumit

Atmosfera në “Arena Kombëtare” ka nisur të elektrizohet. Tifozët kuqezinj kanë nisur të futen në stadium që prej orës 18:00, nën masa dhe kontrolle të rrepta nga policia.

Të gjithëve iu janë kontrolluar edhe çantat e vogla që kishin me vete, duke mos lejuar asnjë send të fortë, përfshirë edhe çakmakët për të ndezur cigare.

Bie në sy se për këtë ndeshje kanë vërshuar tifozëritë nga të gjitha trojet shqiptare, nga Prishtina, Shkupi, Kumanova, Mali i Zi etj., përveç mbështetësve nga të gjitha qytetet e Shqipërisë zyrtare.

nteresimi është i jashtëzakonshëm, edhe pse vetëm 22 mijë prej tifozëve kanë pasur fatin të sigurojnë bileta dhe të jenë sonte në stadium. Nga këta, 1 mijë janë polakë.

Shpresohet shumë që ky interesim të shpërblehet me fitore ndaj Polonisë, si rezultati i vetëm që na mban në lojë për vendin e dytë në grup, pastaj duhet kaluar përmes “play off”-it për të kapur Botërorin e Katarit, që do të luhet mbas një viti.

Kujtojmë se kombëtarja ka humbur disa lojtarë para kësaj “finaleje”, nga dëmtimet, pezullimet dhe infektimi me Covid-19. Emrat e tyre janë: Balaj, Gjimshiti, Çekiçi, Cikalleshi dhe Gjasula.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat