Morina me kritika të ashpra ndaj selektorit dhe lojtarëve të Kosovës

Futboll

Morina me kritika të ashpra ndaj selektorit dhe lojtarëve të Kosovës

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 23:42
Morina me kritika të ashpra ndaj selektorit dhe lojtarëve të Kosovës

Trajneri i njohur, Arbnor Morina ka folur pas humbjes së Kosovës ndaj Gjeorgjisë në “Fadil Vokrri’.

Ai ka bërë kritika të forta në drejtim të trajnerit por edhe lojtarëve.

Morina ka thënë se nga trajneri deri te lojtari i fundit nuk po e ndjejnë fanellën.

‘Nga trajneri deri te lojtari i fundit nuk janë duke e ndjerë atë që po luajnë për reprezentacionin.

Nuk duhet të japin gjithçka vetëm kur e kanë stadiumin e mbushur, por edhe kur ata nuk i kanë me vete”, ka thënë Morina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat