Pogba fiton rreth 15 milionë euro për sezon

Futboll

Pogba fiton rreth 15 milionë euro për sezon

Më: 13 tetor 2021 Në ora: 11:27
Pogba fiton rreth 15 milionë euro për sezon

Francezi Poll Pogba, është në vitin e fundit të kontratës dhe pasi nuk ka nënshkruar rinovim, mund të largohet si agjent i lirë, kur t’i skadojë kontrata.

-Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, Real Madrid është në dijeni që disa javë që Pogba nuk ka rinovuar dhe duke marrë parasysh paraqitjen e mirë në Ligën e Kombeve, kanë rikthyer interesimin. Pogba është një lojtar që ka qenë i lidhur me kalimin te Reali për shumë vite, ngase e ka ëndërr fanellën e bardhë.

Momentalisht Pogba fiton rreth 15 milionë euro për sezon dhe këtë vlerë mund ta ofrojë gjiganti spanjoll pa problem. Kjo është hera e tretë që Reali synon Pogba, ngase e kërkonte në vitin 2016 dhe në vitin 2019, mirëpo asnjë marrëveshje nuk u arrit.

Arsyeja ka qenë marrëveshja e dobët e klubit madrilen me agjentin Mino Raiola, ngase siç dihet gjithmonë kërkon komision të lartë. Sidoqoftë, tani situata është përmirësuar shkaku i dy klientëve që i do Reali (Pogba dhe Haaland).

Me arritjen e Pogba-s, do këtë rol të rëndësishëm për dy lojtarë: Benzema dhe Mbappe. Te tre janë duke shkëlqyer te Franca, andaj suksesin mund ta përsërisin në “Santiago Bernabeu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat