Braziliani ishte në formën më të mirë te Liverpooli

Futboll

Braziliani ishte në formën më të mirë te Liverpooli

Më: 13 tetor 2021 Në ora: 12:05
Braziliani ishte në formën më të mirë te Liverpooli

Liverpool është i interesuar për të rinënshkruar me mesfushorin ofensivë, Philippe Coutinho dhe braziliani e do rikthimin në “Anfield”.

Braziliani ishte në formën më të mirë te Liverpool, gjë që nuk e ka arritur që nga viti 2018 kur kaloi te katalunasit.

Liverpool nënshkroi Coutinhon në janarin e 2013 dhe për sa ishte në “Anfield” dëshmoi se ishte ndër më të mirët në botë.

Liverpool e shiti Coutinhon te Barcelona në vitin 2018 për 142 milionë funte, pavarësisht që dëshironin ta mbanin në skuadër.

Sidoqoftë, që prej kalimit në “Camp Nou”, braziliani ka qenë një ndër ‘dështimet’ më të mëdha në histori të klubit.

Pavarësisht rënies në këto tre vite, El Chiringuito raporton se Liverpool e do rikthimin e futbollistit.

Edhe pse Jurgen Klopp ka skuadër përplot me yje, atyre iu duhen një mesfushor ofensivë.

Manchester United dhe City ka Bruno Fernandes, respektivisht de Bruyne, Chelsea dhe Arsenal kanë Kai Havertz dhe Martin Odegaard, ndërsa Liverpool është pa një numër 10.

Braziliani gjithashtu dëshiron rikthimin që mund të ndodh në afatin e janarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat