Nuza: Punë, përkushtim dhe shumë eksperiencë fituam 

Futboll

Nuza: Punë, përkushtim dhe shumë eksperiencë fituam 

Nga: K.G. Më: 13 tetor 2021 Në ora: 14:31
Nuza: Punë, përkushtim dhe shumë eksperiencë fituam 

Gjyqtari më i mirë në Kosovë, Genc Nuza, është krenar që ka ndarë drejtësinë në ndeshjet me peshë në rrafshin ndërkombëtar.

Ai thotë se në dhjetë ditët e fundit kanë fituar një përvojë të re në skenën ndërkombëtare.

“Për dhjetë ditë me radhë me asistentin Besnik Morina ishim në qytetin Ostrava në Republikën Çeke në kuadër të kualifikimeve për evropianin e grupmoshave U19 duke gjykuar në tre ndeshje.

Punë, përkushtim dhe shumë eksperiencë fituam gjatë këtyre ditëve, duke lënë përshtypje të mira tek vëzhguesit dhe kolegët nga vendet e tjera që ishin pjesëmarrës”, ka shkruar Nuza në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat