Media e njohur zvicerane: Kosova shkarkon Challandesin

Futboll

Media e njohur zvicerane: Kosova shkarkon Challandesin

Nga: K.Goca Më: 13 tetor 2021 Në ora: 14:40
Media e njohur zvicerane: Kosova shkarkon Challandesin

Media e njohur zvicerane, “Blick” shkruan për shkarkimin e Bernard Challendes nga pozita e selektorit.

“Kosova shkarkon Challandes (70-vjeçar).

Bernard Challandes nuk është më trajneri i kombëtares së Kosovës. Pas garës zhgënjyese kualifikuese të Kupës së Botës, ai nuk do të ulet më në stolin e trajnerit të Kosovës.

70-vjeçari u shkarkua pas rezultateve zhgënjyese të fundit në kualifikimet për Kupën e Botës.

Në kualifikueset e Kupës së Botës, Kosova është në vendin e fundit në grup (Grupi B) pas shtatë ndeshjeve. Ish - trajneri i Superligës zvicerane mori postin në mars të vitit 2018”, shkruan mes të tjera media zvicerane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat