Isco drejt kalimit në Premier League

Futboll

Isco drejt kalimit në Premier League

Më: 13 tetor 2021 Në ora: 17:21
Isco drejt kalimit në Premier League

Isco drejt kalimit në Premier League!

E ardhmja e Isco vazhdon të mbetet në pikëpyetje te Real Madrid. Mesfushori i cili, këtë sezon është aktivizuar gjashtë here nga trajneri Carlo Ancelotti, duke realizuar vetëm një gol, mund të transferohet në kampionatin anglez, pasi për të ka shfaqur interes Evertoni.

Trajneri i anglezëve, Rafa Benitez kërkon një përforcim për merkaton e janarit dhe 29-vjeçari është futbollisti të cilin ai dëshiron të afrojë në skuadër menjëherë.

Isco është i lidhur me madrilenët deri në fund të sezonit dhe drejtuesit për të mos e humbur lojtarin me parametër zero, me shumë mundësi do ta lënë lojtarin të largohet që në Janar dhe Everton është klubi që po avancon në tratativat për ta marrë lojtarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat