Veretout sfidon Juventusin

Futboll

Veretout sfidon Juventusin

Më: 13 tetor 2021 Në ora: 18:07
Veretout sfidon Juventusin

Jordan Veretout, fitues i freskët i Nations League me Francën, ka bërë disa deklarata për Sky Sport në lidhje me ndeshjen e ardhshme kundër Juventus-it në Serinë A:

“Ndeshja kundër Juventus-it vlen tri pikë. Ne luajmë gjithmonë për të fituar dhe do të shkojmë në Torino me këtë objektiv. Do të jetë një sfidë e bukur, por në fund vlen vetëm tri pikë”, ka thënë lojtari i Roma-s.

“Ne luajmë gjithmonë për të fituar. Kemi një trajner që ka fituar pothuajse gjithçka dhe kjo ka rëndësi. Të fitosh ndeshje si ajo kundër Juventus-it do të ishte e rëndësishme.

“Punojmë shumë mirë me Mourinho-n, na ka dhënë një mentalitet të ri. Nëse do të vazhdojmë ta ndjekim, atëherë do të mund të arrijmë lart”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat