Henry: Kemi vuajtur

Futboll

Henry: Kemi vuajtur

Më: 13 tetor 2021 Në ora: 19:07
Henry: Kemi vuajtur

Legjenda e Arsenal-it, Thierry Henry, ka kritikuar Topçinjtë.

Londinezët kanë marrë 10 pikë nga katër ndeshjet e fundit të Premier League, një ecuri që ka përfshirë edhe një fitore bindëse kundër Tottenham në derbin e Londrës.

Megjithatë, Henry ka thënë: “Nuk e di nëse gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur. Kam parë ndeshjen kundër Brighton-it. Kemi vuajtur shumë.

“E kam parë ekipin më parë të fitojë kundër Norwich, Burnley dhe kundër Tottenham në shtëpi, sepse ne fitojmë gjithmonë kundër Tottenham në shtëpi”.

Henry është zhgënjyer me lojën e ekipit pas fitores në derbi: “Prisja të shihja një paraqitje të mirë në transfertë, kundër një skuadre që luan mirë. Por ne kemi vuajtur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat