Starova nuk kursehet me Manajn

Futboll

Starova nuk kursehet me Manajn

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 11:56
Starova nuk kursehet me Manajn

Manaj ka përfunduar në qendër të kritikave pas ndeshjes së djeshme.

Zgjedhja për të tentuar vetë portën në një kohë kur Uzuni ishte në një pozicion më të favorshëm për të shënuar nuk mund të harrohet lehtë nga tifozët dhe opinionistët.

Kritikat vijnë edhe nga Sulejman Starova, i cili në emisionin “Skaner” në “MCN TV” i vesh peshën e fajit sulmuesit shqiptar.

Ai vendim egoist në pjesën e parë ishte shpërblimi i besimit të madh që Reja ka pasur për të gjatë drejtimit të tij te Kombëtarja.

“Manaj, që ishte i besuari i Rejës dhe ja si ia shpërbleu. Gjithë atë besim që kishte trajneri për të, ai nuk e pasoi. Pa Uzunin dhe nuk ia pasoi”, ka thënë Sulejman Starova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat