Pochettino beson se Mbappe

Futboll

Pochettino beson se Mbappe

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 12:33
Pochettino beson se Mbappe

Pochettino beson se Mbappe do të vazhdojë të jetë lojtari i PSG edhe në sezonin tjetër.

Mauricio Pochettino beson se drejtuesit e Paris Saint-Germain do të jenë akoma në gjendje të bindin Kylian Mbappen që të rinovojë kontratën e tij në fund të sezonit.

“Mbappe është mirë. Ai është i qetë, ka shumë personalitet dhe një karakter të shoqërueshëm. Ai është dikush që e do shumë futbollin. Ai është 22 vjeç, por pjekuria e tij është më e lartë dhe ai di të menaxhojë të ardhmen e tij. Nuk kam dyshim se Mbappe është gati të kapërcejë çdo sfidë në të ardhmen.

Mendoj se vazhdimësia e tij në PSG mbetet e hapur dhe gjithçka mund të ndodhë. Pozicioni i disa muajve më parë mund të ndryshojë në të ardhmen”.

“PSG ka shpresën dhe aftësinë për t’ju joshur dhe për t’ju ofruar gjëra për t’ju bërë të lumtur. Ai ka një kontratë deri më 30 qershor 2022 dhe mundësia për të ndryshuar mendjen është e hapur“, tha argjentinasi.

Pochettino poashtu lavdëroi yllin francez, Kylian Mbappe duke thënë se ai është në të njëjtin nivel me Messin dhe Ronaldon.

“Nuk kam dyshim se Mbappe është në nivelin e Messit dhe Ronaldos. Ne jemi shumë me fat që e kemi atë dhe Neymarin dhe Messin. Është kënaqësi ta kesh atë. Sigurisht ai është një nga talentet e mëdhenj për të tashmen dhe të ardhmen”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat