Drejtori i Milanit kundër idesë që Kampionati Botëror të organizohet çdo dy vjet

Futboll

Drejtori i Milanit kundër idesë që Kampionati Botëror të organizohet çdo dy vjet

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 16:37
MaldinI

Drejtori i Milanit ka dhënë mendimi e tij lidhur me një çështje që po diskutohet shumë kohëve të fundit.

FIFA është duke menduar seriozisht që Kupa e Botës të organziohet çdo dy vjet.

Megjithatë kundër kësaj ideje kanë dalur UEFA, CONMEBOL, dhe shumë trajnerë e futbollistë të njohur.

Edhe Paolo Maldini është shprehur kundër kësaj iniciative pasi mendon që një gjë e tillë do të kishte efekte negative.

“Unë nuk mendoj se të luash Kupën e Botës çdo dy vjet është një ide e mirë”.

"Do të hiqte rëndësinë e ngjarjes më unike sportive në botë, duke anuluar një traditë që është pothuajse që një shekull”.

“Shpresoj që FIFA do të braktisë këtë projekt të gabuar. Si fillim, do të kishte efekte shumë negative në shëndetin fizik dhe mendor të lojtarëve”.

“Futbollistët, Federatat dhe klubet janë të gjithë të vetëdijshme se do të kishte shumë pak përfitime në krahasim me dëmin që një vendim si ky mund të shkaktojë në botën e futbollit”, tha Maldini.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi final i FIFA-s lidhur me këtë çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat