Valdano nuk ka dyshime

Futboll

Valdano nuk ka dyshime

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 18:25
Valdano nuk ka dyshime

Jorge Alberto Valdano, ish-lojtar, drejtues dhe trajner i Real Madrid, ka folur në lidhje me të ardhmen e Raul si trajner.

“Është lojtari më i zgjuar që unë kam parë ndonjëherë në fushën e lojës. Ka qenë një spektakël”, ka thënë Valdano për La Galerna.

“Nëse një ditë do të ketë një luftë, Raul do të shkojë me fanellën e Real Madrid. Do të jetë një nga trajnerët më të mirë në historinë e futbollit.

“Ka diçka të lindur. Gjë që e kanë trajnerë si Guardiola, Mourinho, Simeone. Besoj shumë tek ai si trajner”.

Lajme të mrekullueshme për tifozët e Real Madrid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat