Llapi gati për sfidën me Prishtinën në ‘Fadil Vokrri’

Futboll

Llapi gati për sfidën me Prishtinën në ‘Fadil Vokrri’

Nga: K.G. Më: 14 tetor 2021 Në ora: 22:07
Llapi gati për sfidën me Prishtinën në ‘Fadil Vokrri’

Llapi nga Podujeva kërkon rezultat pozitiv në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Llapjanët kanë shfrytëzuar edhe pushimin dyjavorë për shkak të aktiviteteve të kombëtareve për t’u përgatitur sa më mirë.

“Ditën e sotme në stadiumin e Merdarës, ekipi ynë ka zhvilluar seancën e parafundit stërvitore para përballjes derbi me Prishtinën që zhvillohet të shtunën në stadiumin "Fadil Vokrri" nga ora 13:00.

Ekipi i drejtuar nga Tahir Batatina do rikthehet në aksion në fundjavë pas pauzës disa ditore dhe me përqendrimin maksimal synon të vazhdoj me rezultate pozitive edhe në ndeshjet në vijim”, shkruan në faqen e KF Llapit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat