Messi e akuzon gjyqtarin

Futboll

Messi e akuzon gjyqtarin

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 11:10
Messi e akuzon gjyqtarin

Argjentina ka marrë tri pikë me shumë vështirësi kundër Perusë në kualifikueset për Kupën e Botës, ku triumfoi 1:0.

Një gol i Lautaro Martinez i mjaftoi Argjentinës të marrë fitore në një teren të vështirë, por Lionel Messi s’mundi të heshtë pas ndeshjes duke akuzuar gjyqtarin, Wilton Sampaio, për referimin në këtë takim.

Ai ka postuar një foto në Instagram dhe ka shkruar:

“Ndeshje e vështirë, e vështirë për të luajtur. Shumë erë, ata luanin shumë prapa, duke lënë pak hapësira për ne”.

“Gjyqtari gjithmonë e bën këtë kur referon në ndeshje tona, ndoshta e bën me qëllim. Por mirë, në fund morën tri pikë dhe jemi afër objektivit”.

Messi ishte i zemëruar pasi përveç godtijeve të shumta që merrte në fushë, nikoqirët fituan edhe një 11-metërsh, por nuk e konkretizuan në gol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat