Fergusson nuk ka dyshime

Futboll

Fergusson nuk ka dyshime

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 11:22
Fergusson nuk ka dyshime

France Football do të shpallë fituesin e Topit të Artë më 29 nëntor dhe një prej kandidatëve kryesor për të fituar këtë çmim është edhe portugezi Cristiano Ronaldo.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë është padyshim një nga emrat më të lakmuar, por konkurrenca është tepër e fortë, megjithatë për ish teknikun e portugezit, Sir Alex Ferguson, ky çmim është plotësisht i Ronaldos për këtë vit.

Arsyet nuk i mungojnë Fergie-t, i cili deklaroj se Ronaldo tashmë konkurron vetëm më vetën e tij dhe se ai është një shembull për çdo lojtarë, pasi dhe pse në moshën 36-vjeçare ai vijon dhe përmirësohet çdo ditë, madje duke thyer e vendosur rekorde në këtë vit.

Jo vetëm Ferguson, por Ronaldo ka në favorin e tij shifrat dhe rekordet. Ai është golashënuesi më i mirë i Real Madrid me 451 gola, dhe vijon të jetë aktiv në komepticionin e Ligës së Kampioneve duke “shëndoshur” statistikat e tij, pasi është golashënuesi më i mirë i kompeticionit me 136 gola dhe po ashtu, golashënuesi më i mirë i kombëtares Portugeze me 115 realizime.

Tre-golëshi i shënuar ndaj Luksemburgut mund të jetë një pikë kthese, pasi edhe në vitin 2013, pas një tre-golëshi me kombëtaren ndaj Suedis, Cristiano, përmbysi rezultatet, duke fituar Topin e Artë me 160 vota më shumë se Messi.

Ronaldo vijon të jetë një makineri perfekte dhe pse aktualisht është 36-vjeçar, koha për portugezin duket se nuk ecën, duke ruajtur karakterin dhe dëshirën për të thyer çdo rekord. Në shkurtin ë këtij viti ai u bë golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit dhe që atëherë, ishi-Realit kundërshtar…ka vetëm veten.

Objektivi i radhës? Të thyejë limitin e 800 golave në karrierë dhe është shumë pranë, vetëm 5 gola larg në 1.084 ndeshje të zhvilluara në karrierë. Ai në vitin 2021 është bërë golashënuesi më i mirë në nivelin ndërkombëtar me 115 gola me Portugalinë, duke parakaluar Ali Daei që mbante një rekord disa vjeçar me 109 realizime, ndërsa në fundjavë, ai arriti një tjetër rekord, pasi parakaloi Ramosin, duke u bërë europiani me më shumë ndeshje, 182 të tilla.

Cristiano Ronaldo është i vetmi lojtar që ka arritur të jetë golashënues brenda një sezoni të vetëm në 3 liga të ndryshme, Serie A, La Liga dhe Premier League dhe tashmë, misioni i tij vazhdon me Man.United. Shumë numra dhe shifra, shumë rekorde, por a do të mjaftojnë që portugezi të prek çmimin e 6 të Topit të Artë, kjo mbetet për tu parë, por për Ferguson, statistikat e Cristianos, e bëjnë atë numrin 1 dhe për këtë nuk ka asnjë diskutim. Lista kryesore e këtij edicioni për këtë çmim, përbëhet nga Jorginho, Messi, Lewandowski, Benzema dhe Ronaldo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat