Solskjaer dëshiron rinovimin e kontratës së Lingard

Futboll

Solskjaer dëshiron rinovimin e kontratës së Lingard

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 17:36
Jesse Lingard

Bosi i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer ka folur në konferencë për shtyp para përballjes së tyre ndaj Leicester Cityt, të shtunën.

Solskjaer ka konfirmuar se Marcus Rashford do të përfshihet në skuadër për herë të parë këtë sezon por ka refuzuar të përgjigjet nëse do të startojë apo do të nisë nga banka.

Menaxheri i ‘djajve’ gjithashtu theksoi se mbrojtësi Harry Maguire ka bërë progres të madh duke dalë në bar për herë të parë që pas lëndimit që e pësoi ndaj Aston Villas.

Ndër të tjerash, Solskjaer ka thënë se ata duan të rinovojnë kontratën me Jesse Lingard pasi sipas tij ai është një lojtar i rëndësishëm për klubin.

“Ne duam të zgjasim kontratën e tij [Lingard], ne e shohim atë si një lojtar të rëndësishëm për ne. Varet nga ai, ndoshta nga unë që t’i jap më shumë kohë loje sepse ai e meriton. Shpresojmë, ne mund të arrijmë një marrëveshje renditur për Jesse sepse ne me të vërtetë e vlerësojmë atë”, është shprehur 48-vjeçari.

Lingard ka hyrë në sezonin e fundit të kontratës me ‘djajtë’ dhe mund të largohet me parametra zero në verën e ardhshme nëse nuk rinovon kontratën me klubin anglez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat