Shkupi në sprovë

Futboll

Shkupi në sprovë

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 23:14
Shkupi në sprovë

Pushimi për skuadrën e Shkupit ka përfunduar dhe të shtunën, udhëtojmë në Kavadarci, ku përballen me skuadrën e Tikveshit, në kuadër të xhiros së dhjetë të Ligës së Maqedonisë së Veriut.

Ndeshja Tikvesh-Shkupi, do të zhvillohet në Stadiumin e qytetit në Kavadarci, duke filluar nga ora 14:00.

Para ndeshjes,  foli sulmuesi jonë, Marko Gjorgjievski.

Jemi të koncentruar për ndeshjen e së shtunës.

Kundër Tikveshit, do të jetë një ndeshje e rëndësishme dhe ne do ta japim maksimum dhe do ti kryejmë të gjitha detyrat e dhëna nga kryetrajneri jonë. Duhet të japim gjithçka nga vetja për Shkupin dhe fanellën që e bartim dhe vetëm kështu do ta arrijmë qëllimin tonë”, u shpreh Marko, para ndeshjes me Tikveshin.

Në dy ndeshjet e fundit në ligë, skuadra e Tikveshit ka një barazim me Pelisterin dhe një fitore kundër Makedonija Gj.P, me rezultat 3-0.

Skuadra e Tikveshit, numëron vetëm 6 pikë dhe gjendet në vendin e 11-të në tabelë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat