Shkëndija për fitore në Strumicë

Futboll

Shkëndija për fitore në Strumicë

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 23:16
Shkëndija për fitore në Strumicë

Në kuadër të javës së 10-të të Ligës së Maqedonisë së Veriut, Shkëndija nga Tetova të shtunën (14.00) në qytetin e Strumicës do të përballen me ekipin e Akademija Pandevit.

Kjo ndeshje vjen pas pauzës dy javore për shkak të ndeshjeve kualifikuese të përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, ndërsa këtë pauzë kuqezinjtë e shfrytëzuan për të ruajtur formën e mirë pas fitores bindëse 3:0 ndaj Borecit në Tetovë.

Bruno Dita, tha: “Njëjtë si në çdo ndeshje, Shkëndija edhe në këtë ndeshje futet për fitore. Pa marrë parasysh se a luajmë në Tetovë apo në terren mysafir, ne gjithmonë e japim maksimumin për të fituar tre pikët.

Kemi punuar shumë gjatë kësaj pauze dy javore, patëm edhe ndeshje miqësore me Partizanin e Tiranës sa për të ruajtur formën e mirë pas asaj fitores bindëse kundër Borecit. Mendoj se nga Strumica do të kthehemi me tre pikë”.

Për shkak të pesë kartonave të verdhë, qendërmbrojtësi Jan Krivak mbetet jashtë kombinimit.

Kundërshtari:

Akademija Pandev

Pozita momentale: Ekipi i Akademija Pandevit është i renditur në vendin e tretë në tabelë, me 15 pikë të tubuara nga nëntë xhirot e deritanishme.

Ecuria: Në pesë ndeshjet e fundit në kampionat, skuadra e Akademija Pandevit ka vetëm një fitore, dy ndeshje të humbura dhe dy barazime. Në ndeshjen e fundit barazoi në Shkup 0:0 me ekipin e Skopjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat