Superliga e Kosovës, ndeshja më interesante ajo mes Gjilanit e Ballkanit

Futboll

Superliga e Kosovës, ndeshja më interesante ajo mes Gjilanit e Ballkanit

Më: 16 tetor 2021 Në ora: 10:11
Superliga e Kosovës

Xhiro e nëntë e Superligës së Kosovës do të vazhdojë sot, ku në program do të kemi tre ndeshje tejet interesante.

Fokusi do të jetë te përballja mes Gjilanit dhe Ballkanit, ku të dy skuadrat i ndan një vend në tabelë dhe tre pikë.

Po ashtu, ndeshje interesante do të jetë edhe ajo mes kampionit aktual të Superligës së Kosovës Prishtinës dhe kampionit të Kupës së Kosovës, skuadrës së Llapit.

Pas tetë xhirove të zhvilluara, Ballkani renditet në pozitën e dytë në tabelë më 16 pikë, tre më shumë se kundërshtari i sotëm Gjilani që zë vendin e tretë.

Në anën tjetër, skuadra e Prishtinës këtë sezon nuk po tregon formë të mirë, ku pas tetë ndeshjeve zë vendin e gjashtë në tabelë me 10 pikë, kurse skuadra e Llapit gjendet e fundit në tabelë me vetëm 6 pikë.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Superligën e Kosovës e gjeni më poshtë.

13:00 Dukagjini – Malisheva (Stadiumi 18 qershori)

13:00 Gjilani – FC Ballkani (Stadiumi i qytetit të Gjilanit)

13:00 Prishtina – KF Llapi (Stadiumi Fadil Vokrri)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat