Shqiptari shënon në Premier League, falë tij fiton Southampton-in

Futboll

Shqiptari shënon në Premier League, falë tij fiton Southampton-in

Nga: K.Goca Më: 16 tetor 2021 Në ora: 17:50
Shqiptari shënon në Premier League, falë tij fiton Southampton-in

Southamptoni i falet futbollistit shqiptar Armando Broja.

Skuadra e Southamptonit shënoi fitore me rezultat 1:0 ndaj Leeds Utd, në takimin e javës së 8-të të Premier League në futboll. 

Broja shënoi me dinakërinë e tij në minutën e 53-të.

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë tregoi lojë të mirë, shënoi golin e parë në kampionatin anglez.

Ai u zëvendësua në minutën e 81-të.

Southampton është në vend të 15-të me 7 pikë dhe ka një pikë më shumë Leeds që renditet i 17-ti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat