Sulmi ndaj Dumfries

Futboll

Sulmi ndaj Dumfries

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 12:36
Sulmi ndaj Dumfries

Vazhdon plaga e racizmit në stadiumet italiane.

Këtë herë, viktima ka qenë mbrojtësi i krahut i Inter-it, Dumfries, i fyer nga një “tifoz” gjatë ndeshjes kundër Lazio-s.

Pas episodeve të fundit të verifikuara në Fiorentina-Napoli, kundër Koulibaly, Anguissa dhe Osimhen, gjërat nuk kanë ndryshuar as në Olimpico-n e Romës.

Dumfries ka marrë buu dhe të bërtitura si majmun nga ana e një djaloshi që ndodhej në shlallët e stadiumit.

Një personazh që, falë imazheve televizive, do të mund të identifikohet dhe ndëshkohet.

Në fakt, në internet ka shumë filmime dhe imazhe që nuk mund të lënë dyshime mbi identitetin e fajtorit të këtyre sjelljeve raciste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat