Bayerni superior, një pesëshe Leverkusenit

Futboll

Bayerni superior, një pesëshe Leverkusenit

Nga: Kemajl Goca Më: 17 tetor 2021 Në ora: 17:17
Bayerni superior, një pesëshe Leverkusenit

Bayern Munihu, kampion në fuqi i Gjermanisë, u tregua superior duke e demoluar me rezultat 5:1 Bayer-in në stadiumin “BayArena“ në Leverkusen.

Bavarezëve i mjaftuan 45 minuta e parë duke shënuar pesë herë në portën e portierit Hradecky.

Dyshja Robert Lewandowski e Serge Gnabry, ishin enigmë e pazgjidhur për mbrojtjen vendase.   

Image

Lewandowski (4' e 30'), Muller (34'), Gnabry (35' e 37') shënuan për Bayernin dhe Schick (55') për Bayer-in. 

Bayerni kryeson me 19 pikë pas 8 jave në Bundesliga I, ndërsa Bayer renditet në pozitën e tretë me 16 sosh.

Futbollistët Haaland i Dortmundit dhe Lewandowski i Bayernit, kryesojnë me 9 gola në listën golashënuesve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat