Çudira shqiptare

Futboll

Çudira shqiptare

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 17:34
Çudira shqiptare

Stadium modern, kushte të shkëlqyera për tifozët, por ata thjesht nuk kanë mundësi të hyjnë të ndjekin ndeshjet nëse nuk është kombëtarja. Kjo është tabloja e “Air Albania”. Stadiumi i ndërtuar me standardet më të larta, por ku pjesa sportive ndoshta është lënë pak në hije. Duket e pabesueshme por rreth 2 vite nga inaugurimi i tij, impianti më i madh në vend, nuk ka ende një sportel për biletat.

I vetmi sportel biletash funksional në stadium është dyqani zyrtar i FSHF0-së, por aty mund të blesh vetëm për ndeshjet e përfaqësueses shqiptare. Kurse për ndeshjet e klubeve, biletaria e këtij dyqani nuk funksionon, ato duhet t’i blesh në… “Selman Stërmasi”.

Në ndeshjen e sotme mes Partizanit dhe Kukësit, tifozëve të cilët kishin ardhur direkt në stadium e kërkonin bileta, u bëhet e ditur se duhej të bënin një vrap të shpejtë rreth 1 kilometër më larg, për të blerë biletat te impianti tjetër kryeqytetas.

Një absurditet në vetvete, që la shumë tifozë të pakënaqur e detyroi disa prej tyre që të humbnin startin e sfidës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat