De Ligt në dyshim për Champions

Futboll

De Ligt në dyshim për Champions

Më: 18 tetor 2021 Në ora: 23:52
Matthijs de Ligt

Testet për Matthijs de Ligt kanë përjashtuar çdo dëmtim, por qendërmbrojtësi i Juventusit nuk është i sigurt se do të kthehet në aksion kundër Zenit St Petersburg.

Juventusi nuk ishte i sigurt për gjendjen e De Ligt, pasi ai ishte larguar nga ndeshja kundër Romës pasi u lëndua.

Por testet mjekësore nuk kanë zbuluar ndonjë lëndim serioz, teksa qendërmbrojtësi është stërvitur ndaras sot.

Tuttomercatoweb raporton, megjithatë, se mbrojtësi holandez është në dyshim për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Zenit të mërkurën.

Juventusi udhëton për në Rusi dhe është i pari në Grupin H me gjashtë pikë nga dy ndeshjet e para kundër Malmö FF dhe Chelsea.

Bianconerët kanë mbajtur dy porta të pastra dhe kanë shënuar katër gola në këtë proces.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat