Marash Kumbulla ka mundësinë që t’i tregojë gabimin

Futboll

Marash Kumbulla ka mundësinë që t’i tregojë gabimin

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 15:51
Marash Kumbulla ka mundësinë që t’i tregojë gabimin

Mourinho nuk e vlerëson Marash Kumbullën për aftësitë e tij, pavarësisht se mbrojtësi shqiptar fitoi të gjitha duelet me Leëandoëski në Kombëtare.

Menjëherë pas ndeshjes me Juventusin, trajneri i Romës u justifikua me humbjen duke thënë se stoli i tij nuk ka cilësi, teksa përmendte edhe Marash Kumbullën.

Megjithatë për mbrojtësin shqiptar po vjen sërish shansi për të parë fushën e blertë.

Bëhet fjalë për ato raste të pakta, teksa do të luhet në “Conference League”.

Sipas mediave italiane, Kumbulla do të jetë titullar në transfertën kundër Bodo Glimt, atje ku duhet të tregojë aftësitë e tij për t’i thënë portugezit se ka gabuar në vlerësim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat