Elshani: Do të luftojmë dhe synojmë të kthehemi te fitorja

Futboll

Elshani: Do të luftojmë dhe synojmë të kthehemi te fitorja

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 17:23
Elshani: Do të luftojmë dhe synojmë të kthehemi te fitorja

Feronikeli ka pësuar humbje në xhiron e 10-të të Superligës së Kosovës në futboll.

“Industrialistët” u mposhtë në terrenin e tyre nga Drita me rezultat të pastër 0-2.

Kryetrajneri i Feronikelit, Faruk Elshani pas ndeshjes ka treguar problemet me të cilat po përballet skuadra e tij.

“Kur ke fond të varfër të lojtarëve dhe kur keni probleme me lëndime nuk arrin të luash më mirë.

Në pjesën e parë kemi luajtur shumë mirë por jo edhe në të dytën.

Do të luftojmë dhe synojmë të kthehemi te fitorja”, deklaroi Elshani për Art Sport.

“Bardhekaltrrit” tashmë renditen në vendin e tretë me 16 pikë të mbledhura, teksa Feronikeli renditet në vendin e tetë me 10 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat